Bota

“Princi Philip ka vdekur, mbretëresha e detyruar të heshtë”, zërat që po trondisin britanikët, SEKRETI i familjes mbre

27 Mars 2020, 11:22 Nga DOSJA
“Princi Philip ka vdekur, mbretëresha e detyruar të

MBRETËRI E BASHKUAR– Vetëm pak ditë pasi Princ Charles rezultoi pozitiv me koronavirus, të gjithë u shqetësuan për shëndetin e mbretëreshës Elizabeth. Por, lanë në harresë bashkëshortin e saj, Princin Philip. Një thashethem i rëndë po qarkullon në gazetat britanike, në të cilat përflitet se Princi Philip ka vdekur, dhe mbretëresha është e detyruar të heshtë.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në gazetat britanike, familja mbretërore ka zgjedhur të heshtë për vdekjen e tij sepse në momentet në të cilat ndodhet Britania, nën pandeminë e koronavirusit, nuk mund t’i kryhen të gjitha ritet e funeralit.  Për më tepër këto rite, në të cilën do të mblidheshin shumë të pranishëm, do të përbënte një rrezik të madh.

Kjo është teoria që rrjedh nga tabloidët britanikë, një teori që ka qarkulluar edhe në mediat sociale. Ka nga ata që e gjykojnë një lajm të rremë dhe, nga ana tjetër, thonë se janë të shqetësuar për shëndetin e Mbretëreshës.

Princ Philip është 98 vjeç dhe, si të gjithë të moshuarit e moshës së tij, është veçanërisht i ekspozuar ndaj kërcënimit të koronavirusit (i rënduar tani nga fakti se djali i tij Charles gjithashtu rezultoi pozitiv).

Në vjeshtë, ai gjithashtu kishte probleme shëndetësore, ndoshta për shkak të një gripi të fortë  dhe u shtrua në spital në dhjetor, nga i cili do të ishte larguar para Krishtlindjes.

Hipoteza që qarkullonte midis gazetave britanike është se princi ka vdekur në këto ditë dhe se Mbretëresha Elizabeth me gjithë familjen mbretërore kanë zgjedhur të heshtin.

Sipas tabloidit britanik Express, dispozitat për funeralin e Princit Philip tashmë janë vendosur, por rituali i varrimit duhet të mbahet në prani të familjes, miqve dhe krerëve të shteteve të vendeve të Commonëealth, të cilët do të mblidhen rreth arkivolit në kishën e Shën Gjergjit në Kalanë Windsor, në stilin e një funerali ushtarak anglez.

Dhe jo vetëm kaq: 98 vjeçari do të dëshironte të varrosej në kopshtet e Frogmore, në parkun e Kalasë së Ëindsor, ku eshtrat e Mbretëreshës Victoria dhe Princit Albert tashmë prehen, dhe jo në kapelën e Ëestminster, ku janë varrosur shumë anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore. Nëse Princi Philip vdes para Mbretëreshës Elizabeth II, protokolli mbretëror parashikon që kjo e fundit të ruajë një periudhë tetë ditore të zisë.

Burimi: HUFFPOST
R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota familja mbreterore koronavirusi ne britani mbreteresha elisabeth princi philip familja mbreterore koronavirusi ne britani mbreteresha elisabeth princi philip

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2020, 10:05

ITALI– Situata nga koronavirusi në Itali është teje alarmante pasi pothuajse çdo ditë humbin jetën mbi 600 persona .Ditën e djeshme deputeti italian, Dan...