Aktualitet

Djali përfitoi nga Akti Normativ, babai i të burgosurit në Burrel: Dua 10 ditë të shkoj me këmbë, më mirë të rri në q

26 Mars 2020, 17:49 Nga DOSJA
Djali përfitoi nga Akti Normativ, babai i të burgosurit në

BURREL- Amnistia e bërë nga qeveria për 600 të burgosur ka sjellë dhe probleme. Gazetari Enver Doçi raporton se në një situatë kur i gjithë vendi është i bllokuar nga COVID-19, për të shkuar e për të marrë të burgosurit duhet autorizim, pasi ata nuk mund të dalin dot vetë.

Një familja nga zona e thellë e Dibrës që kishte djalin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Burrel ka ngritur shqetësimin se nuk shkon dot të marrë djalin. Ai shprehet se i duhet të bëjë vajtje-ardhje mbi  200 kilometër rrugë deri në burgun e Burrelit.

Në po nuk u pajisim me autorizim për të lëvizur nga Dibra drejt burgut të Burrelit më mire ta mbajnë në qeli se sa ta lirojnë nga burgu, se është e pa mundur për ta marrë. Dhe të parët tanë që vinin nga Dibra për Burrel donin 1 javë rrugë për ta bëre dhe tani kjo kohë ka ardhur sërish”, u shpreh banori.

Lirimi i këtyre të burgosurve për tri muaj vjen pas Akti normativ të miratuar nga qeveria më 23 mars 2020, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në burgje. Këta të burgosur duhet të qëndrojnë të izoluar dhe në rast se nuk kthehen në burg pas përfundimit të situatës së COVID-19, ata rrezikojnë një tjetër dënim me 5 vite shtesë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akti normativ burgu i burrelit lirimi i te burgosurve akti normativ burgu i burrelit lirimi i te burgosurve

Sondazh

Poll