Aktualitet

Dizajn kuqezi dhe shqiponja dy krenare, njihuni me flotën e re të ambulancave të Emergjencave Civile që po vijnë nga Turqia

26 Mars 2020, 14:09 Nga DOSJA
Dizajn kuqezi dhe shqiponja dy krenare, njihuni me flotën e re të

TIRANË– Automjetet që po shikoni në foto janë flota e re e ambulancave të Emergjencave Civile, që do të mbërrijë shumë shpejt në Shqipëri. Postimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ambulancat do të nisen nga Turqia drejt Shqipërisë. Në foto shihen automjetet e reja dhe pajisjet e reja që do të shërbejnë në vendin tonë. Ajo që bie në sy është edhe dizajni kuqezi i auto-ambulancave me simbolin e shqiponjës dykrenare. 

Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë,”– shkruan Rama krah fotove.

Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. Ndihmat kanë ardhur me anë të avionit “Lasgushi”, i linjës ajrore ‘Air Albania’. Ndërsa pamjet e ngarkimit të tyre i shpërndau vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale, dhe u shpreh se blerja e tyre është mundësuar me fondet e shtetit, ndërsa Turqia ka hapur thjesht kanalin.

174 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama flota e ambulancave te emergjencave civile koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama flota e ambulancave te emergjencave civile koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll