Aktualitet

Rikthehet Artan Hoxha! Gazetari investigativ zbulon qytetin-fortesë, Poliçani izolohet tërësisht: Nuk lejohet të hyjë asku

26 Mars 2020, 14:31 Nga DOSJA
Rikthehet Artan Hoxha! Gazetari investigativ zbulon qytetin-fortesë,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa pamje të rralla nga shtet-rrethimi që ka pësuar vendi. Mesa duket masat më të rrepta i ka marrë qyteti i Poliçanit, ku në hyrje të qytetit është vënë një patrullë e s’lejohet askush që nuk është banor I qytetit që të futet.

Patrulla është vendosur aty prej 48 orësh pasi, Bashkia shënon rreth 800 të sëmurë kronike për shkak të punës së vështirë dhe sëmundjeve profesionale të marra gjatë punës në Kombinatin e Poliçanit.

Qëllimi i kësaj masa është mbrojtja e rreth 6 mijë banorëve të qytetit, pasi shumë prej tyre vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, por gjithashtu edhe qytetarët nuk dalin dot nga qyteti. Atyre u është kërkuar që të marrin furnizime të gjata për të prandaluar përhapjen e koronavirusit.

Poliçani është themeluar si qytet industrial në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, kur nisi dhe ndërtimi i kombinatit ushtarak për prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikërisht për këtë fakt afro 15% e popullatës së këtij qyteti vuan aktualisht nga sëmundje kronike,”-shkruan ndër të tjera Hoxha.

Ndërkohë edhe në vendin tonë numri i të infektuarve po shtohet. Deri tani shënohen 174 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha koronavirusi ne polican koronavirusi ne shqiperi polican artan hoxha koronavirusi ne polican koronavirusi ne shqiperi polican

Sondazh

Poll