Sport

Nuk ka titull kampion! Muaji prill do të vendosë fatet e kampionatit italian

25 Mars 2020, 11:46 Nga DOSJA
Nuk ka titull kampion! Muaji prill do të vendosë fatet e kampionatit

ITALI- Asambleja italiane u mblodh të martën në mënyrë virtuale nëpërmjet një konference telefonike për të bërë të mundur se do të marrë një vendim në mes të prillit për fatet e kampionatit.

Nëse situata nuk ndryshon në maj dhe kampionati nuk rifillon në 9 maj ose të paktën në 16 maj atëherë ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur. “Gazzeta Dello Sport” shkruan se nëse kampionati nuk do të vazhdojë më atëherë titulli kampion nuk do t’i dorëzohet askujt.

Në Kupat e Europës skuadrat do të shkojnë në bazë të renditjes aktuale si dhe kampionati i sezonit të ardhshëm mund të jetë me 22 skuadra për t’i dhënë mundësi dy skuadrave kryesuese të Serie B, Beneventos dhe Crotones të luajnë në elitë.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne itali seria a titulli i seria a koronavirusi ne itali seria a titulli i seria a

Sondazh

Poll