Aktualitet

Koronavirusi infekton 174 persona në Shqipëri, 28 raste të reja, mes tyre edhe 4 fëmijë/ Numri i viktimave shkon në 6, mbu

26 Mars 2020, 06:44 Nga DOSJA
Koronavirusi infekton 174 persona në Shqipëri, 28 raste të reja,

SHQIPËRI- Shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se tek Spitali i Infektivit humbi jetën pacientja 71-vjeçare, e infektuar me COVID-19. Sipas ministrisë, e moshuara ndodhej në terapi intensive, ( në frymëmarrje të drejtuar). Në total numri i të prekurve në vend, sot ka arritur në 174 të infektuar, me 28 raste të reja, 4 prej të cilëve janë fëmijë të mitur. Mësohet se ata janë vëllezër dhe se babai i tyre është gjithashtu i infektuar dhe ndodhet tek Spitali Infektiv në Tiranë.

Sakaq, numri i të shtruarve tek Spitali i parë COVID-19 që është Infektivi po shkon drejt përmbushjes, pasi janë zënë 73 shtretër. Me mbushjen e Infektivit, është gati spitali COVID-2 që është “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se është gati edhe një spital i ri.

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy rinj në Elbasan janë të infektuar me COVID-19. Po kështu, është mbyllur është mbyllur pavioni i ortopedisë në Lezhë, pasi një paciente është infektuar me koronavirus. Dyshohet se edhe 3 persona të tjerë në Durrës janë të infektuar.

Po kështu, harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan, e Tropojë. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Mars 2020, 09:18

TIRANË– Ruajtja e distancës së sigurisë  duket se është e pamundur në njësitë bashkiake të Tiranës, ku qytetarët janë mbledhur për të marrë ndihmat ushqimo...