Bota

Ishte infektuar me COVID-19, infermierja italiane merr vendimin ekstrem, vret veten pasi besonte se kishte infektuar të tjerët

24 Mars 2020, 18:59 Nga DOSJA
Ishte infektuar me COVID-19, infermierja italiane merr vendimin ekstrem, vret

ITALI– Infermierja italiane Daniela Trezzi, e cila ishte e infektuar me COVID-19, ka vrarë veten, pasi mendonte se mund të kishte infektuar edhe pacientët që u kishte shërbyer.

Lajmin për 34 vjeçaren që bëri gjestin ekstrem e ka konfirmuar Federata Kombëtare Italiane nëpërmjet një njoftimi ku shprehte dhe ngushëllime, shkruajnë mediat në Itali

“Të gjithë dhimbjen e shqetësimin e infermierëve për vdekjen e koleges së re që humbi jetën, dhe të të gjithë 450 mijë profesionistëve të Italisë që po luftojnë të bashkuar rreth familjeve, miqve e kolegëve të tyre.“- shkruhej në njoftim. Infermieria Daniela Trezzi, punonte në repartin e terapisë intensive të spitalit San Gerardo.

Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë në të gjithë botën, ku janë shënuar 382,750 të infektuar, dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Për herë të parë sot, Kina ka shënuar 0 të infektuar të rinj me koronavirus, dhe ka vendosur që të heqë masat e sigurisë. Megjithatë e njëjta gjë nuk do të ndodhë me krahinën e Ëuhanit, nga ky masat e marra do të shfuqizohen deri më 8 prill. Ndërsa në të gjithë Pas “çlirimit” të Ëuhanit, 2/3 e 1.34 miliardë banorëve të Indisë janë nën kufizime të lëvizjes. Po ashtu i njëjti skenar shfaqet edhe në Europë ku njerëzit e kanë të ndaluar që të largohen nga shtëpia, përveç për arsye “shumë të rëndëishme”. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 63,927 raste të konfirmuara dhe 6,077 raste të konfirmuara.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniela trezzi kornavirusi ne itali daniela trezzi kornavirusi ne itali

Sondazh

Poll