Aktualitet

Protesta/ Anëtari i FRPD-së bën gjestin fisnik, i vendos maskën kundragaz policit (Foto)

21 Mars 2019, 10:52 Nga DOSJA
Protesta/ Anëtari i FRPD-së bën gjestin fisnik, i vendos

TIRANË–Anëtari i FRPD së degës së Durrësit, Ndrec Pjetri ka bërë një gjest fisnik gjatë protestës së opozitës para Kuvendit.

Pjetri ka ndihmuar një prej policëve që të vendosë maskën e kundragazit.

Anëtari i FRPD-së ishte një prej studentëve që protestoi kundër vizitës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. 

Opozita është mbledhur para Kuvend prej disa orësh dhe po proteston kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Për më shumë se dy muajsh, opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për kërkesat e tyre, opozita mori edhe hapin e paprecedentë të djegies së mandateve. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndrec pjetri protesta e opozitës 21 mars 2019 ndrec pjetri protesta e opozitës 21 mars 2019

Sondazh

Poll