Ekonomi

Si të dalloni gripin e zakonshëm nga COVID-19? Pipero: Sekreti është tek vështirësia në frymëmarrje

23 Mars 2020, 21:56 Nga DOSJA
Si të dalloni gripin e zakonshëm nga COVID-19? Pipero: Sekreti

TIRANË- Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka treguar sot dallimin që ka gripi normal nga sipmomat që të jep COVID-19. Pipero i ftuar në emisionin “Open”, tha se koronavirusi është shumë i ngjashëm me gripin e zakonshëm, por dallimi është vështirësia në frymëmarrje.

Ngjan si dy pika uji me gripin e zakonshëm. Temperaturë, dhimbje koke, kollë dhimbje muskujsh, të vjella, diarre etj. Diferenca është tek vështirësia në frymëmarrje. Por ka edhe ankth. Më marrin në telefon. U them se vërë dorën në gjoks dhe shiko orën.

Më thonë kam 17 frymëmarrje. Kjo nuk është vështirësi në frymëmarrje ky është ankth.  U kam thënë vështirësi në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje  në minutë pasi nuk furnizohen dot me oksigjen”, u shpreh Pipero.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale gripi dhe covid 19 masat kundr covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero gripi dhe covid 19 masat kundr covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll