Ekonomi

“Jemi përpara ‘fillimit të stuhisë’”, Pipero: Kjo javë dhe tjetra do ketë rritje të numrit të të infektuarve, sh

23 Mars 2020, 21:47 Nga DOSJA
“Jemi përpara ‘fillimit të stuhisë’”,

TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka thënë sot se Shqipëria është përball ‘stuhisë’ së COVID-19. Sipas Piperos java e tretë dhe e katërt është periudha ku koronavirusi shpërthen më së shumti, dhe Shqipqëria sa është futur në këtë pikë kritike.

Unë kam një grafik të zhvillimit të sëmundjes. Në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Kolegët nëpër botë, e quajnë fillimi i stuhisë. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët. Në këtë situatë është mjaft e vështirë ta parashikosh.”, u shpreh mjeku në emisionin “Open”.

Më tej ai bëri dhe një parashikim se në javën e dytë të prillit do këtë një zbutje të përhapjes dhe të masave po ashtu. “Fundi i marsi dhe java e prillit do të fillojë të thyhet epidemia. Unë besoj fort. Unë besoj se në javën e dytë të prillit masat do të zbuten. Kjo bazohet mbi studimet e epidemive të mëparshme. Ky është një virus respirator dhe nuk besoj se do t’i shmanget këtyre parashikimeve. Situata është shumë serioze por jo e rëndë”, tha Pipero.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll