Ekonomi

“Situata është serioze”, mjeku Pipero: Dalja nga shtëpia duhet të ketë një arsye më të fortë se jeta juaj

23 Mars 2020, 21:39 Nga DOSJA
“Situata është serioze”, mjeku Pipero: Dalja nga

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero u ka bërë dhe sot thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat e vendosura nga autoritetet kundër COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Pipero tha se situata është shumë serioze, por ende nuk është e rëndë.

Situata është shumë serioze. Është serioze për numrin e të infektuarve. Është serioze për numrin e viktimave, është serioze  për të panjohurat që ka kjo si sëmundje. Unë nuk dua që në vendin tim të çedojë situata si në Itali dhe në Spanjë. Unë përsëris këtë që në qoftë se shqiptarët ndjekin rregullat dhe masat e vendosura me të drejtë nga qeveria numri do jetë shumë i ulët. Kjo sëmundja nuk parashikohet, të ikën pacienti teksa bisedon me të”- u shpreh Pipero.

Më tej mjeku tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos dalin nga banesat e tyre pasi mund të jenë burim për përhapjen e virusit. “Dalja nga shtëpia duhet të ketë një arsye më të fortë se jeta juaj”, ishte ky apeli i Piperos.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeku pëllumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll