Art&Argëtim

Abuzoi seksualisht me 75 gra, producenti i burgosur Harvey Weinstein i infektuar me koronavirus

23 Mars 2020, 07:46 Nga DOSJA
Abuzoi seksualisht me 75 gra, producenti i burgosur Harvey Weinstein i infektuar

SHBA– Producenti i filmave Harvey Weinstein ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas skandaleve mediatike që përfshinë një ndër producentët më të famshëm si Harvey Weinstein, prokurorët vendosën dënimin me 23 vite burg për abuzimet seksuale me disa gra.

Por, mesa duket Weinstein nuk i ka shpëtuar dot virusit vdekjeprurës që ka ‘pushtuar’ botën. Disa orë pasi mësoi fatin e tij, Weinstein u soll përsëri në spital në vend të burgut me ankesa për dhimbje në gjoks. Ai përfundimisht rezultoi pozitiv me koronavirus.

68-vjeçari tani është në izolim në Facility Correctional Wende në Neë York-un perëndimor, raportuan zyrtarë të burgut të shtetit të dielën.

Ai u dënua në fillim të këtij muaji me 23 vjet burg për sulm seksual ndaj ish-asistentes së prodhimit të Projektit, Miriam Haleyi dhe përdhunimin e ish-aktores Jessica Mann. Weinstein është një nga dy të burgosurit në burgun e sigurisë maksimale në Qarkun Erie që kanë rezultuar pozitivë, thanë zyrtarët.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: Daily Beast

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz harvey weinstein harvey weinstein me covid 19 koronavirusi producenti i famshem harvey weinstein harvey weinstein me covid 19 koronavirusi producenti i famshem

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Mars 2020, 07:31

Pandemia e koronavirusit po përhapet me një shpejtësi të frikshme. Të gjithë shkencëtarët kanë nisur që të punojnë sesi ta parandalojnë përhapjen për të shmangu...

Art&Argëtim 22 Mars 2020, 11:02

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i ka treguar hapur tashmë preferencat e tij politike, dhe nuk nguron që herë pas here të bëjë statuse në rrjete sociale, ku i...

Art&Argëtim 22 Mars 2020, 10:59

Shoqëria e poetëve të vdekur…por të gjallë

TIRANË– “Ai kishte një aftësi të veçantë, me të cilën të bënte për vete, aftësinë e komunikimit. Ai nuk fliste, por cicërinte. Kishte një fjal...