Manjola Nallbani prej 10 ditësh është izoluar në shtëpi: S’kam dalë fare, e kam përjetuar këtë dhe kur isha shtat
22 Mars 2020, 20:39Nga DOSJA
TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani ka treguar sot se si po i kalon këto ditë në karantinë. Në një lidhje direkte me RTV 21, Nallbani u shpreh se sot është dita e dhjetë që nuk e ka kaluar pragun e shtëpisë. Këngëtarja dha një mesazh të fuqishëm duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese ndaj koronavirusit.
“Është sigurisht një periudhë shumë e vështirë për të gjithë jo thjesht për mua. E kam kaluar njëherë një sprovë të tillë kur isha shtatzënë me vajzën e parë. Më është dashur të rri 3-4 muaj regjim shtrati dhe kjo më duket deri diku e durueshme.
Do thoja nëse do kemi parasysh që në situata të tilla me mend as pse ndodhi, as si ndodhi dhe pse po e kalojmë këtë gjë duhet thjesht t’i japim vetes forcë dhe të mendojmë se ka njerëz të tjerë që janë të sëmurë, që kanë kaluar tërmetin dhe shumë nga familjet nuk kanë çati mbi kokë. Ka njerëz që duhet ta përjetojnë në kushte më të këqija sesa ne.
Prandaj le ta marrim e qetësi, nuk kemi zgjidhje tjetër, kryesorja është se rri në shtëpi sepse jam njeri me ndërgjegje jo vetëm për jetën time, të fëmijës sim dhe familjes sime por sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë se jemi të ndërgjegjshëm për jetën e të tjerëve, që mund të mos jenë njerëzit njerëzit e gjakut tonë por janë shumë të rëndësishëm”, tha ajo për RTV21. Ajo thotë se ka qytetarë që po rrezikojnë jetën e të tjerëve me lëvizjet e tyre nëpër Shqipëri.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dëshira për të bërë gjëra të ndaluara është gjithmonë shumë e madhe. Në një kohë kur të gjithë duhet të rrimë brenda për të mos u infektuar nga kor...
SPANJË– Ata kishin bërë çdo gjë gati, që nga lista e të ftuarve me 190 vetë, porositja e luleve të freskëta, fustanin e nusërisë, por ajo që n...
Art&Argëtim22 Mars 2020, 11:02
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i ka treguar hapur tashmë preferencat e tij politike, dhe nuk nguron që herë pas here të bëjë statuse në rrjete sociale, ku i...
TIRANË– Këngëtarja Ledina Çelo di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen. Pavarësisht se vitet ikin, Ledina vazhdon të mbetet një femër seksi dhe këtë e...
SHBA– Angelina Jolie ka raportuar se e ka ndaluar ish-burrin e saj Brad Pitt që të lejojë që fëmijët e tyre të kalojnë kohë me ish-gruan e tij, Jennifer Aniston...
KOSOVË– Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Shkëlzen Jetishi ka thyer rregullin e karantinës duke dalë nga shtëpia, e për këtë arsye ai është shoqëruar në s...
SHBA – Ylli i Hollivudit Daniel Craig nuk do t’ua lërë pasurinë fëmijëve të tij, duke thënë se ai planifikon ta dhurojë për bamirësi. Craig, i cili ...
TIRANË– Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ditën e djeshme kishte ditën e lindjes, dhe për të mos lënë dhe prindërit në harresë, i ka dërguar një tortë t...