“Ruaji po deshe, hipin në taracë, 50 vetë në…”, Blendi Fevziu i revoltuar ndaj shqiptarëve të pabindur: Mjaft, mos j
21 Mars 2020, 09:44Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu, me anë të disa postimeve në rrjete social, i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar, që ta marrin seriozisht këtë situatë, dhe të mos dynden lulishteve duke luajtur domino. Ndër të tjera Fevziu ka postuar një foto, ku disa shqiptarë kanë hipur në taracë, dhe janë mbledhur grumbull, duke mos respektuar as një rregurr të vetëizolimit.
Gazetari i bën thirrje moshave të treta që të ruhen dhe të mos mblidhen lulishteve me grupe. Gjithashtu ai i është drejtuar dhe shqiptarëve që ja lenë çdo gjë në dorë Zotit, që të heqin dorë nga këto ide dhe ta marrin seriozisht këtë situatë, sepse sipas tij, më e keqja s’ka ardhur ende.
“I ndalojmë në rrugë, hipin në taracë, ruaji po deshe”– shkruan Blendi Fevziu në një statos në profilin e tij në rrjete sociale.
Gazetari ka vazhduar me disa postime në InstaStory, ku dërgon mesazhe të forta ndërgjegjësimi për shqiptarët që nuk i binden rregullave: “Një mesazh për moshën e tretë. Nuk ka asnjë vlerë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën dhe në ora 16:00 të mblidheni 50 veta bashkë në lulishten e lagjes duke luajtur domino. Keni hedhur poshtë gjithë sakrificën e ditës. Mbroni veten. Shihni përtej nesh për të kuptuar çpo ndodh….
Mjaft me mesazhe që jemi racë e fortë dhe na ka frikë virusi. MJAFT me mesazhe që ne s’kemi gjë në dorë po na ka në dorë Zoti. Ndihmojeni zotin që t’ju ndihmojë dhe ai. MJAFT me bindjen se më e keqja kaloi, më e madhja s’ka ardhur akoma. RUANI VETEN DHE TË AFËRMIT.”
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur t’i bëjë thirrje shqiptarëve, që të qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur sa më shumë përhapjen e virusit ...
New York– Përhapja e koronavirusit nëpër botë, ka sjellë që artistët të realizojnë dhe foto domethënëse. Një ndër to është dhe fotoja e balerinës Ashlee M...
Tiranë- Koronavirusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Vik Kraja në rrjetet sociale ka bërë një postim dhe na ka treguar se babai i tij edhe pse t...
DashiKeni nevojë për një fundjavë të mrekullueshme këto ditë! Java nuk ka qenë aspak e lehtë dhe lodhja ka arritur në maksimum. Ndërsa në dashuri mund të ketë l...
Art&Argëtim20 Mars 2020, 21:14
SHBA– Gregory Rigano, një këshilltar në Shkollën e Mjekësisë në Stanford, pohoi se një studiues francez kishte testuar një kurë, e cila kishte rezultuar frytdhë...
Art&Argëtim20 Mars 2020, 20:19
KOSOVË- Ditë të vështira izolimi është duke i kaluar edhe Besniku, vokalisti i grupi NRG Band. Vajza e tij, Una ka ditëlindjen sot dhe është duke e festuar...
ITALI- Balerini shqiptar që jeton në Romë, Ilir Shaqiri ka qenë i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites “me Evi Reçin. Në një lidhje Skype, Shaqiri ka k...
Teksa pandemia e koronavirusit ka mbërthyer botën, të gjitha shkollat e bizneset janë mbyllur. Kështu që shumë prindër janë të detyruar të punojnë në shtëpi, po...
Një lojë me letra është shpërndarë në rrjet dhe po bën namin me parashikimin e saj. Çdokush që e luan duhet fillimisht të zgjedhë një letër nga gjashtë m...