Art&Argëtim

“Ai është babai im, që ka dalë në pension, por tani punon tek Infektivi”/ Dj Viki poston foton prekëse: Ne s’na rri

21 Mars 2020, 07:26 Nga DOSJA
“Ai është babai im, që ka dalë në pension, por

Tiranë- Koronavirusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët.  Vik Kraja në rrjetet sociale ka bërë një postim dhe na ka treguar se babai i tij edhe pse tashmë në pension është rikthyer në detyrë, për të ndihmuar në spitalin Infektiv, pas përhajes së COVID-19.  E teksa poston dhe një foto, ku shfaqet babai i tij, ai pyet sesi ka mundësi që akoma njerëzit nuk pranojnë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, teksa mjekëve iu rrezikohet jeta.

“HEROES OF TOMORROW Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne. Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruan dj Viki në postimin e tij.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne shqiperi vim kraja koronavirusi ne shqiperi vim kraja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Mars 2020, 21:14

SHBA– Gregory Rigano, një këshilltar në Shkollën e Mjekësisë në Stanford, pohoi se një studiues francez kishte testuar një kurë, e cila kishte rezultuar frytdhë...

Art&Argëtim 20 Mars 2020, 20:19

KOSOVË- Ditë të vështira izolimi është duke i kaluar edhe Besniku, vokalisti i grupi NRG Band. Vajza e tij, Una ka ditëlindjen sot dhe është duke e festuar...