Editorial

SHËNIM: Kontradikta me Covid-19 në Shqipëri, kë të besojnë shqiptarët në lidhje me vetë-mjekimin dhe a po bie vërtet n

15 Mars 2020, 17:04 Nga DOSJA
SHËNIM: Kontradikta me Covid-19 në Shqipëri, kë të

TIRANË– Në 24 orët e fundit në vend që të kishte më shumë përgiigje pati më shumë dyshime për shkak të informacionit të cunguar të autoriteteve. E filloi Skënder Brataj, shefi i urgjencës, që me një video-mesazh, i ngatërrroi njerëzit më keq. Duke tentuar të shmangë punën e urgjencës, i këshilloi njerezit që ta fitojnë luftën vetëm në shtëpi. Sipas tij, nuk ka pse të kërkohet tamponi, nuk ka pse të kërkohet ndihma mjekësorë, të infektuarit mund të vetëkurohen dhe të vetëkarantinohen. 

Pasi kalon hapat e parë dhe ndihesh më keq, sipas mjekut Brataj, duhet të marrësh ibuprofen që të shërohesh. Kjo këshillë e vuri në alarm mjekun Ilir Allkja, i cili iu referua ministrit francez dhe mjekëve të njohur ndërkombëtarisht që këshillonin pikkërisht të kundërtën, mospërdorimin e ibuprofenit. Përdorimi i këtij ilaçi nuk e ul por e shton rrezikun sipas tyre. Pasi Allkja e publikoi referencen, nuk u ndryshuan këshillat për publikun, por u pushua nga puna mjeku. Akoma nuk ka një sqarim pse ndodhi kjo, ose u oushua nga puna ai që korrigjoi një këshillë të gabuar dhe vahzdon të rrijë në detyrë mjeku që e dha këshillën e gabuar? A është qëllimi i autoriteteve të ulin rrezikun apo ta shtojnë atë? Këto pyetje mbetën pa përgjigje.

Më tej, zv ministrja Rakacolli bëri pasqyrën e përditshme të përhapjes së sëmundjes. Dukej sikur tendenca ishte në rënie, sepse vërtet u shtuan 4 raste por me ritëm më të ulur se një ditë më parë. Do të ishte një lajm i mirë nëse nuk do të shoqërohej me statistikën e të testuarve, që ishte vetëm 30 vetë në 24 orët e fundit. Kjo të çon në konkluzionin se nuk ka ulje të shpërndarjes por ulje të testeve. Nëse nuk do të bënte asnje test me siguri rezultati do të ishte 0 të infektuar. A është kjo mënyra për ta luftuar përhapjen?
Nisur nga videomesazhi i Bratajt dhe konferenca e Rakacollit, bërja e testit tashmë është potuajse e pamundur. Pyetja tjetër është a ka tamponë? Sa njerëz që kanë simptomat e COVID – 19 mund të testohen? A duhet të izolohen në karantinat shtetërore ata që rezultojnë pozitivë? Kush është izoluar në karantiënn e Durrësit dhe pse?

Nuk mbaron me kaq. Sot u njoftua që ministria e Financave do të blejë rreth 2 mijë ventilatorë mekanikë, ndërsa janë gjendje 170. Pse kërkohen kaq shumë nëse ritmi i të infektuarve po bie? Pse po blihen kaq vonë ventilatorët? Pse ministrja tha që mund të trajtohen 500 të sëmurë njëkohësisht në reanimacion? Të gjitha këto pyetje ngrihen mbi autoritetet që njerëzit të jenë të sigurtë se janë marrë masat për kurimin nëse ndodh që virusi të prekë mijëra qytetarë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqipri plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqipri plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Editorial 12 Mars 2020, 12:14

“Murtaja” e Kamysë dhe koronavirusi kinez

TIRANË- Në letërsinë botërore, libri ndoshta më i mirë i shkruar me temë epidemitë është “Murtaja” i shkrimtarit dhe filozofit francez Albert Kamy. Në javë...