Editorial

SHËNIM: Tirana, Durrësi e Fieri janë karantina, lëvizja duhet të ndalojë

13 Mars 2020, 16:34 Nga DOSJA
SHËNIM: Tirana, Durrësi e Fieri janë karantina, lëvizja

Kryeministri Edi Rama njoftoi mesditën e të premtes se të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Durrësit që kanë dalë nga qytetet për fundjavë, do të duhet të kthehen jo më pranë se ora 00:00 pas mesnate e të dielës dhe ora 08:00 e mëngjesit të të hënës. Janë 8 orë, ku shqiptarët që janë shpërndarë në të gjithë vendin të kthehen nëse kanë punë dhe banojnë në Tiranë, pasi me gjasë bilanci i COVID-19 do të detyrojë autoritetet që të mbyllë sërish perimetrin Tiranë-Durrës.

Por a është e mjaftueshme?!

Shqipëria në këtë luftë, jodoemos duhet t’i ngjajë Italisë. Shembulli më i mirë do të ishte origjina e njohur për koronavirusin, Wuhani. Qyteza kineze, tashmë e çliruar nga virusi, izoloi të gjitha kontaktet me qytetet e tjera kineze, kështu Tajvani nuk u godit në masën që është goditur sot Italia.

Italia bëri të kundërtën. Izoloi me vonesë zonat e kuqe, duke detyruar kryeministrin Giuseppe Conte që të shpallte mbrëmjen e të hënës të gjithë Italinë si një zonë të kuqe. Mos-mbyllja në kohë e Italisë Veriore, bëri që shumë qytetarë të lëviznin në jug duke e përhapur edhe atje COVID-19.

Në këto kushte, qeveria shqiptare do të duhet të merrte për bazë, megjithëse me vonesë të mbyllte përkohësisht, të gjithë Shqipërinë Perëndimore, që është edhe zona më e goditur.

Një izolim total i lëvizjes nga këto qytete edhe pas të hënës drejt jugut dhe veriut, ndoshta do të na shpëtonte nga skenari, megjithëse argumenti i zgjedhur nga shefi i qeverisë, vazhdon të recitohet në çdo dalje publike.” Shumëkush mendon se po të ishin mbyllur kufijtë, Shqipëria s’do të ishte prekur, por jo, murtaja e mesjetës kur transporti bëhej me karroca s’do të ishte përhapur. Pra, vetëm do të ngadalësohej.”-thotë Rama duke harruar se murtaja shkaktohej nga bakter, dhe jo nga virus si COVID-19, dhe se përhapës ishin minjtë e jo njerëzit tek njerëzit.

Në këtë situatë pandemie, do të duhej të mbyllej me urgjencë edhe Fieri, Elbasani, Lushnje e Rrogozhina, zona ku ka të infektuar që nuk kanë qëndruar të izoluar por kanë bërë kërdinë me kontakte, të cilat ende nuk dihet sa janë të pastër e sa jo.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Editorial 12 Mars 2020, 12:14

“Murtaja” e Kamysë dhe koronavirusi kinez

TIRANË- Në letërsinë botërore, libri ndoshta më i mirë i shkruar me temë epidemitë është “Murtaja” i shkrimtarit dhe filozofit francez Albert Kamy. Në javë...

Editorial 6 Mars 2020, 15:47

Qibritxhiu dhe negociatat

Një lojë e njëjtë prej vitit 2013: Gjeje topthin e aluminit dhe fito anëtarësim në OKB1. Ka ditë që në ambiente politike, medie e Kuvend përflitej me të madhe s...

Editorial 4 Mars 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 Mars 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...