Art&Argëtim

“Eurovision 2020” u anulua për këtë vit, REAGON Arilena Ara: Nuk mund ta përshkruaj…

19 Mars 2020, 09:52 Nga DOSJA
“Eurovision 2020” u anulua për këtë vit, REAGON

TIRANË– Këngëtarja Arilena Ara ka vendosur të vijë me një reagim në rrjete sociale, pasi u dha vendimi për anulimin e “Eurovizion 2020”. Arilena ishte e përzgjedhura për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion, i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk mund të realizohej, duke u shtyrë për në vitin 2021.

Këngëtarja shqiptare, me anë të një videoje me momentet më të bukura, ka treguar se ndjehet krenar për punën e madhe që kanë bërë në realizimin e “Fall from Sky”, ndërsa këshillon njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, dhe t’i kushtojnë rëndësi shëndetit.

 

 

These are a few seconds cut out from an intensive month in LA, while working for “Fall from the Sky”. I can not describe how proud, greatful and happy I am for each moment, not only me, but each one of us has put into this song. All the dedication, the passion, love and emotion we put into it. This is my definition of happiness! Thank you for all your love and support! You make each effort worth! P.S Nothing is more important than your health. Please, Stay Home! Stay Safe? Sending all my love. God Bless each and everyone of you!?

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në LA, ndërsa punonim për “Fall from Sky”. Nuk mund të përshkruaj se sa krenare dhe e lumtur jam për çdo moment, që jo vetëm unë, për secilin prej nesh ka dhënë për këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju i jepni vlerë cdo përpjekjeje.”

P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Duke dërguar gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush!”– shkruan këngëtarja në postimin e saj në Instagram.

Faqja zyrtare e Eurovizion 2020 erdhi me lajmin se kompeticioni do të anulohet për këtë vit, për shkak të Covid-19, duke mos dhënë një datë tjetër për realizimin e tij.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz anulohet eurovizion 2020 arilena ara eurovizion 2020 këngëtarja reagon arilena ara anulohet eurovizion 2020 arilena ara eurovizion 2020 këngëtarja reagon arilena ara

Sondazh

Poll