Showbiz

‘Burrat kanë dashnore për shkak të grave’, Robert Berisha kërkon falje: E dhj*va fare, kur të lidhem do e bëj publike

Ai shpjegoi se nuk ka pasur për qëllim të ofendojë asnjeri, duke theksuar se së pari me atë deklaratë ka ofenduar edhe Norën, nënën e vajzës së tij.
Featured image of article: ‘Burrat kanë dashnore për shkak të grave’, Robert Berisha kërkon falje: E dhj*va fare, kur të lidhem do e bëj publike Robert Berisha, Nora Istrefi dhe vajza e tyre

TIRANË– Këngëtari i mirënjohur Robert Berisha ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, Wake Up” në Top Channel, ku ka folur edhe për raportin me ish-partneren e tij, Nora Istrefi.

Nisur nga një deklaratë e Robertit më herët, se gratë janë shkaktare që burrat kanë dashnore, që pati ngjallur goxha debat, në emisionin e sotëm ritheksoi se ka kërkuar falje.

Ai shpjegoi se nuk ka pasur për qëllim të ofendojë asnjë njeri, duke theksuar se së pari me atë deklaratë ka ofenduar edhe Norën, nënën e vajzës së tij.

 “Kam kërkuar falje. Kush nuk e njeh Robertin nga afër edhe mund ta keqkuptojë deklaratën time. Ka qenë me humor, sarkazëm. Ishte një çast dhe kur dal para intervistave nuk i shoh kamerat. Me 1 milionë intervistat e mia me një e dhjeva. U bënë dy me këtë. Dua të kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur dhe e morën ashtu. Nuk e njohin Robertin dhe nuk mendoj ashtu. Është keqinterpretuar. Nëse kam ofenduar kam lënduar mamin tim, mamin e Renesë dhe të gjitha femrat që kam familje,”-tha ai, i ftuar në “Wake Up” në Top Channel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket statusit të tij, Roberti tregoi se nuk është në një marrëdhënie dhe se nuk ka pasur dashnore kur ishte me Norën, duke shtuar se kur të lidhet do e bëjë publike lidhjen.

“Tekstin dhe titullin nuk e vendos unë. Njerzit mendojnë se e kam bërë me qëllim por nuk ka lidhje. Jam i kënaqur me këngën. As kënga ime dhe as këngën e Norës nuk ka të bëjë me jetën tonë private. Dashnore nuk kam  dhe as nuk do të kem. Nëse do kem do e bëj publike kështu që muhabetet nuk ndalen. Jam njeri i shoqërueshëm dhe në shoqëri kam pasur femra afër vetes. Kur ta kem bëjnë femër do ta bëj publike. Për momentin jam fokusuar tek puna,”– tha këngëtari.

A.C/Dosja.al

Shto Koment