Ekonomi

Nuk respektojnë masat kundër COVID-19, punonjësit e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës qëndrojnë vetëm pak ce

15 Mars 2020, 14:06 Nga DOSJA
Nuk respektojnë masat kundër COVID-19, punonjësit e Qendrës

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror në Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Luneda Sufali ka shpërndarë sot disa foto nga Qendra e Zhvillimit Rezidencial Durrës. Në foto shihen punonjësit e kësaj qendre duke mësuar fëmijët, por duke thyer regullin e parë të kujdesit ndaj COVID-19, atë të distancën mes njëri-tjetrit.

Siç shihet në foto punonjësit e qendrës janë shumë afër me fëmijët dhe distanca është vetëm pak centimetra, por drejtoresha shkruan se siguria është e para. “?? Në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës përveç kujdesit gjatë periudhës së karantinimit, po argëtohemi dhe po mësojmë ?? Siguria e para! #NeRrimënështëpi”, shkruan Luneda Sufali.

Edhe pse Lunada Sufali jep këshillat që qëndrojmë të sigurt dhe të qëndrojmë në shtëpi, tregon se si brenda një institucioni që ajo e ka në varësi thyen masat kundër përhapjes së COVID-19.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private.  Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi luneda sufali masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi luneda sufali masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Mars 2020, 07:52

Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare

TIRANË– Ekspertët thonë se çfarë po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut dhe parashikojnë skenarë pesimistë për ekonominë, e cila është e goditur...