Ekonomi

Të fiksuar pas palestrës? Ja disa këshilla praktike: Si të bëni ushtrime gjatë karantinës në shtëpi

14 Mars 2020, 14:32 Nga DOSJA
Të fiksuar pas palestrës? Ja disa këshilla praktike: Si të

Koronavirusi ka pushtuar botën duke i izoluar të gjithë në shtëpi. Ata që po e vuajnë më shumë janë personat që merren rregullisht me aktivitet fizik, të cilët ndjehen të mbytur brenda katër mureve të shtëpisë së tyre.

Por edhe për ta është menduar diçka… Më poshtë do të listojmë disa ushtrime që mund të bëhen lehtësisht dhe shtëpi, por që mjaftojnë për të mbajtur trupin në formë optimale, gjatë këtyre ditëve të vështira.

“Burpees” janë mbreti i ushtrimeve në shtëpi

Mundohuni të bëni nën 5 minuta 100 burpees dhe do të arrini të mbani trupin në formë dhe pse jo që të humbni edhe peshë.

Përdorini objektet në shtëpi

Ka ardhur koha që divani dhe krevati të hynë në punë edhe si mjete palestre, pasi aty mund të bëni muskujt barku por edhe të stërvisni krahët tuaj.

Ushtrime të tjera

Edhe pse komshiu do të ankohet pak, në shtëpi mund të hidheni në litar, të bëni “Jumping jacks” apo edhe “mountain climbers”. Po edhe nëse bëni disa “squats” nuk iu gjen gjë e keqe. Pastaj nëse doni të ekspertimentoni mund të filloni të prononi yoga-n duke përfituar për të qetësuar edhe mendjen tuaj.

Ama nëse këto kohë iu ka kapur përtacia, futjani gjumit. I hiqni kilet e tepërta pasi të kalojë  koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi palestra ne shtepi koronavirusi ne shqiperi palestra ne shtepi

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Mars 2020, 07:52

Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare

TIRANË– Ekspertët thonë se çfarë po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut dhe parashikojnë skenarë pesimistë për ekonominë, e cila është e goditur...

Ekonomi 13 Mars 2020, 08:33

TIRANË– Insituti i Shendetit Publik ka shpërndarë sot një maesazh për të gjithë qytetarët, ku u bënë thirrje që të kujdesen për vete në këto ditë ku është ...