Art&Argëtim

‘Vajza’ e famshme e James Bond me koronavirus, aktorja në izolim: Ha hudhra dhe pi ujë me limon, më sugjeruan paracetomol

16 Mars 2020, 12:09 Nga DOSJA

Aktorja e famshme që ka luajtur përkrah James Bond ka rezultuar pozitive me koronavirus. Olga Kurylenko është prekur nga Covid-19 dhe këtë e ka pohuar vetë në rrjete sociale.

“E izoluar në shtëpi pasi rezultova pozitivisht me Koronavirus. Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore”,- është shprehur aktorja ndërsa ka theksuar që të kujdesemi për veten dhe ta marrim seriozisht këtë epidemi.

Ndër të tjera ajo ka treguar se ndodhet në karantinë dhe mjekët i kanë sugjeruar të marrë paracetomol për uljen e temperaturës, ndërsa aktorja tregon se nuk i lë pas as kurat tradicionale.

 “Për të ulur temperaturën, ata thanë që të marrim Paracetamol, gjë që unë e bëj. Kjo eshte e gjitha. Asgjë më shumë për të bërë. Sigurisht, unë ende marr vitamina për veten time. Ha hudhra për sistemin imunitar. Pi ujë. Shtrydhni limon në ujë. Kjo është e gjitha”, – ka shtuar aktorja 40-vjeçare.

Aktorja ka luajtur së bashku me Daniel Craig në Quantum of Solace në vitin 2008 , ndërsa ishte në rolin e vajzës së James Bond. Tani ajo po përballet me ditë të izoluara dhe postoi një fotografi të dritares së saj të mbyllur në Instagram mbrëmë, ndërsa zbuloi se ishte e izoluar në shtëpi.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

 

                                                                                                                           

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja ne filmin e james bond james bond olga kurylenko me koronavirus aktorja ne filmin e james bond james bond olga kurylenko me koronavirus

Sondazh

Poll