Art&Argëtim

I dolën fjalët për romancën me Strakoshën, Arjola Shehu më në fund përgjigjet: Tani s’pyet njeri…shyqyr Zotit

16 Mars 2020, 09:26 Nga DOSJA
I dolën fjalët për romancën me Strakoshën, Arjola Shehu

TIRANË– E ftuar në emisionin ThumbOn, moderatorja Arjola Shehu ka treguar se prej dy vitesh nuk është në një lidhje, dhe kjo për arsye se sipas saj, mungojnë djemtë që janë me këmbë në tokë. Por, kohët e fundit ajo është përfolur për një lidhje me moderatorin, Bledi Strakosha.

Megjithatë, Arjola Shehu ka hedhur poshtë të gjithë ‘gojët e liga’ duke thënë se nuk e ka takuar asnjëherë, dhe nuk shquhet për skupe mediatike.

Biseda

Aulona Musta: Në stadium sikur keni filluar të shkoni shumë.Pse shkon kaq shumë, të pëlqejnë futbollistët, se Strakosha nuk luan as këtu?

Arjola Shehu: Akoma nuk e kam takuar.

Aulona Musta: Seriozisht e ke?

Arjola Shehu: Për Zotin, nuk tallem. Nuk e kam takuar asnjëherë.

Aulona Musta: Po si vazhdoni të jeni të lidhur online?

Arjola Shehu: Tani nuk pyet njeri për të shyqyr Zotit sepse ma ngjitën kot. Unë nuk shquhem edhe për këto skupet mediatike po hajde vajti ai muhabet.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arjola shehu bledi strakosha moderatorja arjola shehu bledi strakosha moderatorja

Sondazh

Poll