Art&Argëtim

Bujar Qamili del pas tre ditësh nga karantina, apel qytetarëve që të rrinë në shtëpi: Sa të kalojë ifije dhe mudn të b

15 Mars 2020, 17:50 Nga DOSJA
Bujar Qamili del pas tre ditësh nga karantina, apel qytetarëve që

SHKODËR- Bujar Qamili, këngëtari i njohur i muzikës popullore, mesa duket nuk ka mundur që të shtyjë më ditën brenda banesës së tij, pasi ditën e sotme ka dalë në rrugët e qytetit të Shkodrës me biçikletë për të marrë ajër të pastër, pas tre ditësh.

Ai është shprehur për Fax News se shqiptarët po kalojnë ditë të vështira, duke theksuar se qytetarët e Shkodrës janë ndërgjegjësuar duke u vetëkarantinuar. Ndërkohë ka shtuar se pas 30 vitesh po shëtit me biçikletë. Po ashtu u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi situata është kritike.

 “Është më se e vërtetë që janë ditë shumë të vështira për gjithë popullin shqiptar. Uroj që këto ditë të mos vijnë më, shkodranët janë ndërgjegjësuar jashtë mase. Pas 30 vitesh thashë të dal pak me biçikletë në ajër të pastër se kam tre ditë në shtëpi. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi për disa kohë”.- tha ai

Ndërsa, gazetarët i kanë drejtuar pyetjen nëse do të bënte këngë për koronavirusin, ai është shprehur se për momentin jo, por edhe mundet.

“Po për momentin jo, unë gjithmonë i bëj këngët ifije sa të largohet”.- tha ai.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bujar qamili coronavirusi ne shqiperi bujar qamili coronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll