Editorial

SHËNIM: Sfida me pacientin 0 dështoi, çfarë do të ndodhë me parandalimin e përhapjes së koronavirusit?

10 Mars 2020, 12:36 Nga DOSJA
SHËNIM: Sfida me pacientin 0 dështoi, çfarë do të

Shqipëria është zgjuar e trembur. Rrugët e zbrazura, supermarketet e rimbushura, linjat e transportit dhe baret në krizë. Më shumë se sa vetë sëmundja, njerëzit janë trembur nga zhurma dhe imazhet. Ajo që vjen nga Italia, që sot është e gjitha karantinë dhe ajo që vjen nga mediat brenda dhe jashtë vendit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi dje se planin e masave e ka bërë me ekspertët, se ka blerë mjaftueshëm pajisje për ta përballuar emergjencën edhe nëse shndërrohet në epidemi. Madje do të blihen përsëri me fondin e veçantë që u lëvrua të hënën.

Dëshmia e 31- vjeçarit të dyshuar sot në Ora News, ishte frikësuese, por nuk është kjo arsyeja që njerëzit nuk janë të qetë.

Problemi është tek oferta e ekzekutivit. Nuk mund të përballohet kurimi i të prekurve nëse nuk parandalohet përhapja. Masat e kufizimit të udhëtimeve me Italinë si vendi më i prekur kanë rezultuar të vonuara.

Dje u urdhërua ndërprerja e fluturimeve dhe lundrimeve me Veriun e Italisë, ndërsa të prekurit kishin ardhur. Po mbrëmë Kryeministri Italian, futi në karantinë të gjithë vendin, ndërsa tragetet me 650 pasagjerë hynin sot në Durrës, përveç linjave ajrore nga qytetet e tjera italiane.

Masa preventive për të shmangur pacientët 0 dështoi. Ndoshta do të ishte e pashmangshme edhe nëse do të ishin ndërprerë me kohë udhëtimet, por të paktën ajo masë duhej marrë.

Sot kur kemi 10 të prekur, dy pacientë zero, dhe gjurmimi i tyre nuk është bërë akoma i plotë. ISHP njoftoi dje që iu ka bërë analizat 14 personave që kanë qenë në kontakt me pacientin e parë 0.

3 prej tyre dolën të prekur, pra më shumë se 20 për qind. Sa persona ka kontaktuar pacienti që nga 26 shkurti deri në 6 mars kur shkoi në spital? A duhet të gjurmohej më mirë dhe më shpejt aktiviteti i tij? A duhet të ishin bërë analizat për të gjithë këta persona? A duhet të ishin dezinfektuar të gjitha ambientet?

Pacienti i parë 0 është pronar i një bari dhe bilardoje, ku kanë hyrë dhe kanë dalë të paktën disa dhjetëra njerëz. A janë identifikuar ata? A u është bërë analiza?

Po personave të tjerë që mund të kenë rënë në kontakt me kontaktet? Kemi të bëjmë me një përhapje si rrathët e ujit, të cilin tashmë Ministria duhet ta kishte identifikuar dhe izoluar në pritje të analizave.

Por nuk ka ndodhur kështu. Kjo mund të sjellë dështimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit dhe mund të sjellë një situatë të vështirë për tu pëballuar për kurimin.

Edhe nëse kapacitetet e kurimit do të ishin të mjaftueshme për mijëra të prekur, parandalimi është i domosdoshëm për uljen e kostove, për shmangien e vuajtjeve dhe rrezikut të personave të prekur. Për këtë nuk ka asnjë sqarim nga Ministria.

Nëse është bërë gjurmimi dhe testimi do të ishte një lajm shumë i mirë, që të gjithë presin ta marrin vesh. Nuk është sekret nëse është ndjekur kjo rrugë, përkundrazi, njerëzit do të ishin më të lehtësuar, do të kishin më shumë besim dhe nuk do të zbraznin rrugët nga frika e së panjohurës.

(e.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial koronavirusi ne shqiperi pacienti zero koronavirusi ne shqiperi pacienti zero

Sondazh

Poll

Editorial 6 Mars 2020, 15:47

Qibritxhiu dhe negociatat

Një lojë e njëjtë prej vitit 2013: Gjeje topthin e aluminit dhe fito anëtarësim në OKB1. Ka ditë që në ambiente politike, medie e Kuvend përflitej me të madhe s...

Editorial 4 Mars 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 Mars 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...

Editorial 29 Shkurt 2020, 14:36

Një kurs thjeshtësimesh logjike

1. Komisioni i ri evropian ka gjasa që javën e ardhshme ta emërojë një të dërguar të veçantë për Kosovën. Kështu qe ideja fillestare. Pastaj doli se i em...

Editorial 28 Shkurt 2020, 19:15

Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

Ishte për gratë seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Gratë u çuan të sulmonin të gjitha gratë që nuk ishin socialiste. Vetëm një grua doli ng...

Editorial 27 Shkurt 2020, 10:58

Dy fytyrat e faraonit

TIRANË- Historiani romak Salusti komentoi se mënyra se si shtetet krijohen përcakton mënyrën se si ato sundohen. Ky diktat mund të shihet si i vlefshëm edh...