Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Kartmonedhat 500 lekëshe të vitit 1991, mund t’i shkëmbeni kundrejt vlerës 100% të saj

14 Mars 2020, 14:30 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë: Kartmonedhat 500 lekëshe të vitit 1991,

TIRANË- Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Banka e Shqipërisë u ka lënë afat deri në vitin 2023 të gjithë atyre qytetarëve që disponojnë kartëmonedha 500 lekëshe të vitit 1991, në mnëyrë që ti shkëmbejnë ato  pranë sporteleve të sistemit bankar kundrejt vlerës 100% të saj.

Pra tashmë me këtë njoftim të Bankës së Shqipëriës kartëmonedhat 500 lekëshe të vitit 1991 mund të shkëmbehen përsëri për të marrë vlerën e plotë të saj.

Kjo kartëmonedhë ka qenë në qarkullim që n ë 28 qershor të vitit 1991 dhe është në ngjyrë të kaltër me portokalli.

“Gëzuar ditën e Verës!  Kartëmonedha 500 Lekë, emetim i serisë të vitit 1991, prezantoi për herë të parë elementin e njohjes nga të verbrit në kartëmonedhat shqiptare. Kjo seri përbëhej nga prerjet: 100, 200, 500, 1000 dhe 5000 Lekë.Më poshtë paraqitet vizatimi i kartëmonedhës 500 Lekë, shtypur në shtypshkronjën e Bankës së Shqipërisë dhe rishtypur në vitin 1996 me të njëjtat karakteristika si e mëparshmja.
Kjo kartëmonedhë ka pasur kurs ligjor deri më 30 qershor 2010, por nëse ju ka mbetur ndonjë prej tyre në shtëpi, jeni ende në kohë për t’i dorëzuar në çdo sportel të bankave tregtare kundrejt këmbimit me 100% të vlerës, në të gjithë territorin e vendit deri më 31 dhjetor 2023.”- thuhet nënjoftimin  e Bankës.

 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi 1991 banka e shqipërisë kartmonedhat 500 lekëshe 1991 banka e shqipërisë kartmonedhat 500 lekëshe

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Mars 2020, 07:52

Koronavirusi godet rëndë ekonominë shqiptare

TIRANË– Ekspertët thonë se çfarë po ndodh tani është vetëm maja e ajsbergut dhe parashikojnë skenarë pesimistë për ekonominë, e cila është e goditur...

Ekonomi 13 Mars 2020, 08:33

TIRANË– Insituti i Shendetit Publik ka shpërndarë sot një maesazh për të gjithë qytetarët, ku u bënë thirrje që të kujdesen për vete në këto ditë ku është ...