Aktualitet

Një familje me katër anëtarë përfundon tek Infektivi, kishin kontakte me infektuarën në Durrës, spitali pa tamponë

Sipas të njëjtave burime, familja ka kontaktuar me numrin 127, të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, dhe personi që u është përgjigjur u ka thënë anëtarëve të familjes në fjalë se nuk kanë tamponë në gjendje, për të bërë të mundur marrjen e mostrës dhe kryerjen e analizës. FaxNeës, shton se vetëm pas insistimit të familjes me katër anëtarë, këta të fundit janë futur në Infektiv dhe tashmë pritet që t’u bëhet analiza dhe të kuptojnë nëse janë apo jot ë infektuar.
Featured image of article: Një familje me katër anëtarë përfundon tek Infektivi, kishin kontakte me infektuarën në Durrës, spitali pa tamponë Foto nga Infektivi
Përditësuar:

TIRANË– Një familje e cila rezulton të ketë pasur kontakte me të moshuarën e infektuar më koronavirus në Durrës ka kërkuar që t’i nënshtrohet analizës së Covid-19. Sipas Faxnews, familja në fjalë ka shkuar pranë spitalit të Durrësit gjashtë ditë më parë dhe kanë rënë në kontakt me të infektuarën.

Sipas të njëjtave burime, familja ka kontaktuar me numrin 127, të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, dhe personi që u është përgjigjur u ka thënë anëtarëve të familjes në fjalë se nuk kanë tamponë në gjendje, për të bërë të mundur marrjen e mostrës dhe kryerjen e analizës. FaxNeës, shton se vetëm pas insistimit të familjes me katër anëtarë, këta të fundit janë futur në Infektiv dhe tashmë pritet që t’u bëhet analiza dhe të kuptojnë nëse janë apo jot ë infektuar.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment