Art&Argëtim

Sharon Stone me koronavirus? Shoqërohet nga një infermiere në festën e saj të 62-vjetorit

10 Mars 2020, 11:52 Nga DOSJA
Sharon Stone me koronavirus? Shoqërohet nga një infermiere në

SHBA– Koronavirusi nuk po lë rehat as zyrtarë të lartë qeveritarë, stafet shëndetësore madje edhe artistë. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se aktorja e mirënjohur 62-vjeçare Sharon Stone dyshohet  se mund të jetë infektuar nga koronavirusi pasi  gjatë fundjavës në festën e saj ttë  ditëlindjes është parë e shoqëruar nga një infermiere.

Festa po mbahej në orët e vona të datës 9 mars në të gdhirë të 10 marsit, datë në të cilën ajo festoi ditëlidjen e saj të  62-të.

Ndërkohë nga disa foto të publikuara nga mediat e huaja ylli amerikan u ekzaminua nga një infermiere para se të bashkohej me pjesëtarët e tjerë që kishin ardhur për ditëlindjen e saj.

Megjithëse aktorja tha se ende nuk është  testuar, dyshohet që mund të jetë me Koronavirus. Që nga e hëna në mëngjes, pati mbi 500 raste dhe 22 vdekje nga virusi në Shtetet e Bashkuara.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurve ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 10.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture sharon stone sharon stone

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Mars 2020, 20:07

TIRANË– Shqiptarët e kanë marrë me mjaft sportivitet mbërritjen e Covid-19 në vendin tonë. Edhe pse zyrtarisht janë bërë publikë dy të prekurit e parë nga ...