Art&Argëtim

Shtyrja e koncertit të Malumës, kompania qetëson fansat: Biletat mbeten të vlefshme, duroni deri në shpalljen e një date t

9 Mars 2020, 18:59 Nga DOSJA
Shtyrja e koncertit të Malumës, kompania qetëson fansat: Biletat

TIRANË– Kompania Conexxt Albania ka bërë një tjetër njoftim zyrtar për të gjithë fansat e zjarrtë që mezi presin koncertin e yllit latin Maluma. Në një status në faqen zyrtare në Instagram, kompania shkruan se pavarësisht shtyrjes së koncertit pas panikut të koronavirusit, biletat do të mbetet të vlefshme. Kompania u bën thirrje të gjithë fansave që të durojnë deri sat ë programohet e të shpallet një tjetër datë për koncertin që pritet të jetë madhështor.

“SHTYRJE e koncertit MALUMA 14 Mars 2020. Në vijim të mbledhjes së sotme të qeverisë drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbylljen e aktiviteteve publike dhe jo publike, si edhe anullimin e grumbullimeve masive në vend, të mbyllura apo të hapura, ju bëjmë me dije që koncerti i këngëtarit MALUMA, i programuar për tu mbajtur me datë 14 Mars, do të SHTYHET në një datë të dytë. E RËNDËSISHME: Koncerti i Maluma në Tiranë do të mbahet, por në një datë tjetër! Të gjitha biletat e blera deri më tani dhe ato që do të shiten në vijim janë të vlefshme për datën e re që do të publikohet nga produksioni sapo situata të jetë më e qetë.
Informuam kompaninë përgjegjëse që menaxhon tour-in e Maluma për këtë ndryshim dhe presim prej tyre të na njoftojnë për datën tjetër se kur do mbahet koncerti. Ky problem nuk është vetëm në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera që kanë probleme të theksuara me COVID-19. Stafi i Maluma po bën maksimumin që të menaxhojë këtë situatë të papreçedentë dhe koncertet të mbahen në qytetet përkatëse. Ky produksion ka në përbërjen e tij një numër shumë të madh njerëzish që vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ndaj situata duhet të jetë e qetë në gjithë botën që të vijojmë me datat e reja. EDHE NJËHERË THEKSOJMË SE: Koncerti Maluma i parashikuar për tu mbajtur në Tiranë me datë 14 Mars, do të mbahet por në një datë tjetër. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe pak durim deri në anonçimin e datës së re,”- shkruhet në njoftim.

Të gjithë fansat e Malumës ishin në pritje të koncertit madhështor, që ishte planifikuar me detaje dhe pritej të zhvillohej në 14 mars. Por, mbërritja e virusit vdekjeprurës në Shqipëri ka bërë që të anulohen të gjitha aktivitetet. Ditën e sotme janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Dy personat e infektuar janë V.K dhe P.K, pëkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët kanë ardhur nga Firence e Italisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar. Rama deklaroi sot se institucionet shkollore do të mbyllen për 2 javë, deri më datën 3 prill.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz anulohet koncerti i malumas connext albania maluma anulohet koncerti i malumas connext albania maluma

Sondazh

Poll