
MILANO- Vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes ministri i brendshëm italian, Mateo Salvini edhe gjatë këtij sezoni veror.
Salvini është përballur sërish me kritika, si shkak i një përplasje me policët teksa po pushonte me familjen e tij në Milano Marittima.
Në një moment, policia ka marrë një motor uji dhe ka shtëtitur djalin e Salvinit, Fredericon.
Të gjitha këto momente janë rregjisturar nga një reporter në plazhin e Marittimas, por është vënë re që dy persona kanë larguar me forcë reporterin teksa po ruante këtë video.
Në mënyrë që mos zbulohej emri i djalit të Salvinit, policët kanë kundërshtuar duke mos pranuar se në motorin e ujit që bënin xhiro të ketë qenë dhe djali i Salvinit, pasi ata gjatë gjithë kohës janë munduar ta mbulojnë Fredericon për të mos u dukur.
Por pasi vidoeja u bë virale dhe u kuptua që në motor me policin ishte djali i Salvinit, ka qenë vetë ministri që ka këkruar falje publike, duke thënë se faji është i tij dhe i policisë.
“Gabimi im si baba, asnjë përgjegjësi nuk duhet t’i jepet policëve, të cilët përkundrazi i falënderoj sepse çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për vendin tonë “.– ka thënë ai.
Ky ka qenë rast, që nuk është humbur nga partitë e opozitës të cilat e sulmuan ministrin e brendshëm: “Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e salvinit”, u shpreh Emmanuel Fiano.
Marrë nga Larepubblica
(A.C/Dosja.al)