Art&Argëtim

Kërkon partner në “Përputhen”, zbulohet lidhja ‘sekrete’ e Antonetës me ish-burrin e Adrola Dushit (FOTO)

9 Mars 2020, 08:10 Nga DOSJA
Kërkon partner në “Përputhen”, zbulohet lidhja

TIRANË– Adis Patushi, ish-bashkëshorti i Adrola Dushit është përfshirë në një debat, gjatë rubrikës së njohur në “E Diell”, “Përputhen”. Një nga vajzat konkurente, Antoneta ka rrezikuar penalizimin, pasi në medie kanë qarkulluar disa foto, ku ajo shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli.

Mjaft të afërt, përqafuar me njëri-tjetrin në një kënd të clubit, Prive.al ka zbuluar se mashkulli misterioz, fytyra e të cilit nuk është shfaqur, është ish-bashkëshorti i modeles së famshme, Adrola Dushi. Adis Patushi, një emër i njohur për medien rozë, pas martesës që mori fund, me Adrolën, ka vazhduar jetën e tij prej beqari, por a është vërtet në një lidhje me Antonetën e “Përputhen”?

E përballur me penalizimin e saj në emision, pasi fotot u bënë publike, Antoneta ka mohuar të ketë lidhje me mashkullin në fjalë: “Për sa i përket kësaj fotos mund të ngjall dyshim. Këtë xhestin e krahut ai e bën dhe me vajza të tjera. Ne kemi dalë edhe grup dhe mund të ketë hedhje të krahut. Marrëdhënie shoqërore kam me të”.

 

Por, nga ana tjetër, faktin që është një personazh i njohur për publikun e ka theksuar dhe Olti Curri, duke thënë se “Personazhi nuk është i panjohur”.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz adis patushi adrola dushi antoneta ish-bashkeshorti i adrola dushit lidhja sekrete perputhen adis patushi adrola dushi antoneta ish-bashkeshorti i adrola dushit lidhja sekrete perputhen

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Mars 2020, 15:39

TIRANË– Këngëtari i njohur shqiptar, Stresi është një prej personazheve të shoëbizzit shqiptar që  gjithmonë tërheq vëmendjen me këngët, postimet që në rrj...