Art&Argëtim

Portrete jete, fotografia Anjeza Dyrmishi sjell ekspozitën në 8 mars (VD)

8 Mars 2020, 21:54 Nga DOSJA
Portrete jete, fotografia Anjeza Dyrmishi sjell ekspozitën në 8 mars

TIRANË- Nëpër këto foto shohim marrëdhënien më të fortë që vjen nga shpirti dhe dashuria. Marrëdhënien nënë e bijë. Një tjetër vajzë me nevoja të veçanta është zotëruese e fatit të saj dhe e vendosur që zgjedhjet mos ja lerë dikujt tjetër. Po ashtu dashuria e një vajze për një tjetër është mbi gjithçka, përgjigjja e të gjitha pyetjeve.

Dikush tjetër është në pritjen më të ëmbël në botë për t’i dhënë jetë dhe mësuar të dojë. Bukuria e trupit dhe kujdesi për të shënjon të qenit grua. Një tjetër vajzë me vrajat e saj na tregon se jeta ka fituar mbi sëmundjen.

Dhuna ka gdhendur fytyrën e një tjetër vajze. Historitë me burrnesha janë sa të zakonshme aq edhe ekzotike. E bukura e traditës na bën të kthejmë vështrimin mbrapa, por edhe të ecim përpara në gjurmët e saj.

Një tjetër vajzë epileptike nuk e sheh këtë si fatkeqësi, por është e fuqishme të ndjekë ëndrrën e saj për të veshur të bardhën e nusërisë. Këto janë portretet e disa jetëve të fotografes Anjeza Dyrmishi si buke të 8 marsi.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture 8 marsi ne shqiperi anjeza dyrmishi ekpozita me fotografi 8 marsi ne shqiperi anjeza dyrmishi ekpozita me fotografi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Mars 2020, 15:39

TIRANË– Këngëtari i njohur shqiptar, Stresi është një prej personazheve të shoëbizzit shqiptar që  gjithmonë tërheq vëmendjen me këngët, postimet që në rrj...