Politike

‘Merrni raki nga shtëpia’, Rama komenton audion e drejtoreshës me mjekët: E papërgjegjshme, ka probleme, por ky s’ësh

7 Mars 2020, 10:59 Nga DOSJA
‘Merrni raki nga shtëpia’, Rama komenton audion e

SHIJAKU- Nga Shijaku, ku mori fjalën gjatë dëgjesës publike me banorët e zonës, në kuadër të ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek koronavirusi. Pasi refuzoi t’i jepte dorën ekspertit, italian, Rama komentoi shkurt edhe audion e publikuar dje nga Partia Demokratike, ku në fokus ishte drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8 në Tiranë, Blerta Berberi. Rama tha se Berberi është një e papërgjegjshme, referuar deklarimit të saj se në qendra nuk ka alkool, dhe shteti nuk iu siguron dot mjekëve mjetet e punës.


‘Koronavirusi është një situatë serioze,por fatmirësisht ne nuk kemi ende asnjë rast. Një e papërgjegjshme foli dje jo ka alkool, jo nuk ka alkool. Sigurisht që probleme ka, por kjo nuk është pjesë e realitetit. Kjo është të luash me psikologjinë e njerëzve.’ tha Rama.

Ditën e djeshme, PD publikoi një audio, ku drejtoresha Blerta Berberi debaton me stafin mjekësor dhe iu thotë se maskat janë më numër, pasi për ta, nuk ka doreza dhe alkool. Një këshillë nga drejtoresha për mjekët ishte që të merrnin “raki me vete nga shtëpia”, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama dhe koronavirusi rama ne shijak edi rama edi rama dhe koronavirusi rama ne shijak

Sondazh

Poll