Aktualitet

Përplaset për vdekje një person në Durrës-Tiranë, Policia: Shkaktare një shofere 21-vjeçare, e kemi shoqëruar në Komisariat

Sipas një njoftimi nga ana e Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë.
Featured image of article: Përplaset për vdekje një person në Durrës-Tiranë, Policia: Shkaktare një shofere 21-vjeçare, e kemi shoqëruar në Komisariat
Përditësuar:

TIRANË– Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas një njoftimi nga ana e Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë.

Po ashtu bëhet me dije se rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe drejtuesja e mjetit shtetësja K.G. 21-vjeçe, është shoqëruar në Komistariat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e saj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, shkruan Policia. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment