Art&Argëtim

U shtrua në spital tek neurokirurgjia, aktori Arben Derhemi probleme me shëndetin, sqaron vetë ç’i ndodhi (FOTO)

27 Shkurt 2020, 16:21 Nga DOSJA
U shtrua në spital tek neurokirurgjia, aktori Arben Derhemi probleme me

TIRANË– Aktori i njohur shqiptar Arben Derhemi ka pasur momente të vështira me shëndetin ditët e fundit, duke iu nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Vetë aktori ka ndarë një foto në Instagram, ku edhe ka shkruar se ka qenë i shtruar tek neurokirurgjia, por nuk ka specifikuar problemin që ka pasur.

“Falë stafit të neurokirurgjisë dhe punës së mrekullueshme të Doc Ridvan Alimehmeti ju përqafoj të gjithë të interesuarve,”-shkruan ai.

Miqtë dhe dashamirët e tij janë dyndur në komente dhe i kanë uruar të shkuara, ndërsa aktori i ka sqaruar se ka lënë dyert e spitalit ditën e djeshme dhe po rikuperohet dita-ditës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arben derhemi arben derhemi

Sondazh

Poll