Art&Argëtim

“S’mund të flas për gjëra shumë afër zemrës”/ Enca Haxhia falenderon miqtë që i dhanë forcë pas humbjes së të

27 Shkurt 2020, 09:36 Nga DOSJA
“S’mund të flas për gjëra shumë afër

TIRANË- Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që është duke kaluar ajo dhe familja e saj, pas humbjes së të atit, Sokol Haxhia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se e ka të vështirë të flasë për “gjëra që i ka afër zemrës”, duke mos e zgjatur shumë mesazhin e saj.

“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar, e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq….”, shkruan Enca Haxhia në Instagram.

Një ditë më parë, Sokol Haxhia ndërroi jetë. I ati i këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sipas “Iconstyle.al”. Sokol Haxhia e ka mbështetur fort të bijën në karrierën e saj.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz enca haxhia sokol haxhia enca haxhia sokol haxhia

Sondazh

Poll