Art&Argëtim

Heq dorë zyrtarisht nga titujt mbretërorë, Princ Harry dëshiron që të gjithë ta quajnë “Harry” tani e tutje

27 Shkurt 2020, 13:26 Nga DOSJA
Heq dorë zyrtarisht nga titujt mbretërorë, Princ Harry

SKOCI– Princ Harry dhe Meghan Markle janë larguar tashmë nga Pallati Mbretëror dhe duket se nuk do të përfitojnë asgjë nga sa u takon prej Mbretërisë.

Ndërkohë që kanë hequr dorë zyrtarisht edhe prej titujtve mbretërorë, ata kanë nisur një jetë normale, ku kanë treguar se do ta ngrenë vetë pasurinë e tyre.

Ai së fundmi  ka kërkuar që askush të mos e thërrasë Princ Harry, por nga këtu e tutje kërkon që ta quajnë vetëm “Harry”.

Ai u ka kërkuar të pranishmëve në një konferencë të turizmit për ta thirrur thjesht “Harry”, pasi ai fillon raundin e tij të fundit të angazhimeve publike para se të fillojë një kapitull të ri larg familjes mbretërore britanike.

Duke e prezantuar atë në skenë ditën e djeshme në një event  për iniciativën e tij të qëndrueshme të udhëtimit, Travalyst, në Edinburgh të Skocisë, prezantuesja e Ayesha Hazarika, tha: Ai e bëri të qartë se ne duhet ta thërrasim atë thejsht “Harry”, kështu që zonja dhe zotërinj ju lutem jepni një mirëseardhje të madhe dhe të ngrohtë skoceze për Harry-n.

Princi më pas u fut në skenë, përqafoi Hazarikën dhe nisi fjalimin e tij.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz princ harry princ harry

Sondazh

Poll