Art&Argëtim

“Është nënë, nuk mund të mos më kuptojë”/ Nexhmije Hoxha nuk e lejoi Liri Belishovën të takonte vajzën që po i vd

27 Shkurt 2020, 06:31 Nga DOSJA
“Është nënë, nuk mund të mos më

Në rrëfimet e saj, Liri Belishova kujtonte gjithmonë momentet e fundit të së bijës, e cila u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Në studion e emisionit “Opinion”, është risjellë një intervistë e Belishovës, që kujtonte pikërisht këtë moment.

Ndërsa ndodhej e internuar në Cërrik, Liri Belishova nuk lejohej të shkonte në spital dhe të takonte vajzën e saj 23-vjeçare, e çila ndodhej në çastet e fundit të jetës. Në këto kushte, ajo vendosi t’i shkruajë Nexhmije Hoxhës, shoqes së saj të institutit, me të cilën kishte ndarë kafshatën e gojës. Por për këtë letër nuk mori përgjigje kurrë.

Belishova, kujton me lot në sy, se si i lutej oficerit të sigurimit ta lejonte të shkonte tek e bija.

“Kur vajta të shikoja vajzën para vdekjes, iu luta oficerit i thashë: më lini të shkoj pranë vajzës. Ai nuk pranoi. Atëherë u kujtova dhe i thashë: Kam bërë tërë luftën me Nexhmijen ajo është nënë nuk mund të mos më kuptojë. Më lini pranë vajzës që po vdes. Ai qeshi dhe më tha: o sa lart e mban, kujton se je akoma anëtare e byrosë politike”?/

Marrë nga Opinion.al 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur liri belishova nexhmije hoxha liri belishova nexhmije hoxha

Sondazh

Poll