Art&Argëtim

Tërheqja e Bashkisë nga projekti për teatrin, Budina: Jemi për restaurim, qëndresa jonë i detyroi të ndryshonin mendje

26 Shkurt 2020, 14:33 Nga DOSJA
Tërheqja e Bashkisë nga projekti për teatrin, Budina: Jemi

TIRANË- Regjisori Robert Budina ka reaguar pas njoftimit të Bashkisë Tiranë se është tërhequr nga projekti i Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për News 24, Budina shprehet se artistët që kanë dy vjet që kundërshtojnë prishjen e Teatrit do vazhdojnë ta mbrojnë idenë e restaurimit të tij të plotë dhe se bashkia është tërhequr për shkak të protestave të tyre.

Ne jemi për restarurimin e plotë do rrimë aty, kjo qeveri e bashki s’ka asnjë moral ta bëjnë këtë. Ne kemi ndenjur dy vjet aty jo për të festuar ndonjë arritje, por për të këmbëngulur në një…kjo është një fitore në kuptimin e tërheqjes, ata s’kanë asnjë moral poltik të bëjnë këtë projekt.

Tani po thonë përfaqësia e artistëve nuk ra dakort. Artistët që kanë qenë në komision kanë qenë njerëz teknik. Thelbi i ndryshimit të kësaj sjellje është protesta dy vjeçare e disa artistëve e qytetarëve të angazhuar e aktivistëve që e kthyen atë teatër në institucionin shpirtëror më të rëndësishëm të artit e kulturës edhe të protestës. Do jemi zë i fortë deri sa ai teatër të restaurohet, në këto dy vjet është kthyer në simbolin e qëndresës”, tha Budina.

Bashkia e Tiranës, njofton se është tërhequr nga projekti i parë që do ndërtonte godinën e re me partneritet publik privat dhe tashmë ndërtimi do bëhet me buxhetin e bashkisë. Në një njoftim për mediat bashkia bën me dije se TK do të ndërtohet me fonde publike dhe godina e re do plotësojë të gjitha kërkesat teknike të artistëve për vënien në skenë të shfaqjeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture bashkia terhiqet nga projekti i teatrit kombetar bashkia tirane robert budina teatri kombetar bashkia terhiqet nga projekti i teatrit kombetar bashkia tirane robert budina teatri kombetar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Shkurt 2020, 12:00

dosja kengetarja

dosja1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...