Ekonomi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare këshillon qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni për të shkatërruar koronavirusin

25 Shkurt 2020, 13:59 Nga DOSJA
Drejtori i Urgjencës Kombëtare këshillon qytetarët: Ja

TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, konfirmoi edhe njëherë se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. I ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Brataj tha se ka pasur 35 raste të dyshuara, por pas analizave është nxjerr përfundimi se kanë rezultuar negativë.

Ai tha se situata është për të pasur frikë, por tregoi se si ky virush mund të shkatërrohet dhe të mos ketë rrezik.

Rasti i parë ishte Kina, kushdo që vinte nga atje ne vendosëm protokollin, që autokarantinën. Ne i thonim, nga momenti që vinte, se do të rrinte 14 ditë në karantinë. Virusi mund të mbijetojë disa orë, duke përdorur dezinfektues, ato shkatërrohen, ndaj dhe qytetarët duhet të përdorin sa më shumë dezinfektues”, tha mjeku.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është edhe fqinji ynë, Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi shkaterrimi i koronavirusit skender brataj koronavirusi ne shqiperi shkaterrimi i koronavirusit skender brataj

Sondazh

Poll