Ekonomi

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë qetëson qytetarët: S’ka asnjë rast të konfirmuar, mos bes

23 Shkurt 2020, 14:25 Nga DOSJA
Koronavirusi mbërrin në Shqipëri? Ministria e

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot pas lajmeve në Shqipëri janë konfirmuar disa raste me koronavirus. Në një reagim për mediat, MSHMS shkruan se këto lajme nuk janë të vërteta dhe deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Më tej në njoftimin për mediat u bëhet thirrje qytetarëve që gjithmonë të presin reagimet zyrtare dhe të mos besojnë lajmet e pakonfirmuara. “Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.  Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media. MSHMS publikon çdo ditë informacionin zyrtar mbi koronavirusin në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale rreziku nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll