Ekonomi

Kemi marrë masat e nevojshme, Manastirliu: Nuk do i mbyllim kufijtë me Italinë (VD)

24 Shkurt 2020, 09:31 Nga DOSJA
Kemi marrë masat e nevojshme, Manastirliu: Nuk do i mbyllim kufijtë me

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga mbledhja e Task-Forcës shëndetësore ka tha se është rritur rreziku që Shqipëria të preket nga koronavirusi, por nuk ka asnjë të prekur deri tani. Manastirliu tha se janë marra të nevojshme për të përballuar situatën dhe nuk do ketë mbyllje të kufijve me Italinë, e cila është në gjendje emergjente.

Masat që do të marrim do të jenë orientuar nga qëllimi madhor për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. OBSH rekomandon të vlerësohet mundësia hap pas hapi bazuar në shkallën e riskut, por mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste, kur kemi situatë të epidemisë me përhapje të gjerë, kur edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohet lokalisht rasti gjurmohet kontakti dhe vendosen masa“, tha ministrja.

Më tej dhe për mbylljen e shkollave ministrja u shpreh se masat do merren hap pas hapi, që të mbrohen qytetarët dhe të mos përhapet panik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale

Sondazh

Poll