Art&Argëtim

“Kjo ishte kënga e tij e preferuar”, Beyonce performon në muzikalin e zhvilluar në homazhet për Kobe: Jam këtu sepse e

25 Shkurt 2020, 09:17 Nga DOSJA
“Kjo ishte kënga e tij e preferuar”, Beyonce performon në

SHBA- Tifozët që nderuan Kobe Bryant me pjesëmarrjen e tyre në homazhet e zhvilluara në qendrën Staples, u mirëpritën në arenë me një nga yjet më të mëdhenj në botë, Beyonce. Duke performuar me një grup kori të veshur të gjithë me të bardha, Beyonce ftoi të pranishmit të këndonin së bashku me të, ndërsa ajo këndonte këngën e saj, “XO”, ku shfaqet me tekstin: “Në orën më të errët të natës, unë do të kërkoj nëpër turmë. Fytyra juaj është gjithçka që shoh; do t’ju jap gjithçka.” E ndërsa performonte, Beyonce tha dy fjalë për të ndjerin, mikun e saj Kobe Bryant: “Unë jam këtu sepse e dua Kobe dhe kjo ishte një nga këngët e tij të preferuara”.

Ditën e djeshme në qendër të Los Angelos-it u mbajtën homazhet në nder të Kobe Bryant dhe Vajzës së tij Gianna, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter, më 26 janar.Vanessa Bryant mbajti një fjalim emocionues për bashkëshortin dhe vajzën e saj të ndjerë, ndërsa mes dhimbjes foli me fjalë zemre.

Të pranishëm në sallën gjigande ishin yjet botërorë, si Beyonce, Jennifer Lopez dhe Arod etj. Disa figura të tjera të famshme të sportit që e njihnin Kobe personalisht dhe profesionalisht gjithashtu folën në memorial, i cili paraqiti shfaqje muzikore nga Beyoncé, Alicia Keys dhe Christina Aguilera.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz beyonce homazhe per kobe bryant kobe bryant beyonce homazhe per kobe bryant kobe bryant

Sondazh

Poll