FOTOT/ Shoqëroi presidentin Meta në SPAK, ‘çanta e zezë’ e këshilltarit tërheq vemendjen
24 Shkurt 2020, 16:23Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në SPAK padinë ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, por diçka tjetër e mori gjithë vëmendjen.
Këshilltari i tij, Bahri Shaqiri kishte një çantë të zezë që e mbante me vete. Nuk dihet nëse në çantë kanë qenë provat e reja që kreu i shtetit pretendon se ka, lidhur me atë që ai e quan grushtin e shtetit.
Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shtetit. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-ministri Ilir Beqaj është fotografuar teksa po bënte pazar në një supermarket. Në fotot e publikuara nga Panorama.com.al, Beqaj shihet që ka bl...
FRANCË- “L’Univers Israélite” ka botuar, me 21 prill 1939, në faqen n°15, një shkrim në lidhje me ndihmën që i ka dhënë asokohe një mjek hebre mbretëreshë...
TIRANË– Rozana Radi ka shtjelluar në rrjete sociale një temë aktuale, që ka nxitur frikë dhe mosbesim tek shqiptarët, epidemia e Coronavirusit. E shqetësua...
TIRANË– Pjesë e Rubrikës “Trotuar” në “E diell” Nevina Shtylla ashtu sikurse kolegia e saj Alesia Bami, ka treguar rrogën e saj të parë prej 250 mijë lekës...
TIRANË– Ish-velina e Stop, Alesia Bami ishte pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E diell” ku u fol për mënyrën e jetesës, shpenzimet mujore dhe rrogat e para. P...
Art&Argëtim24 Shkurt 2020, 11:47
Studioja turke “Red Yacht Design” dhe zyra holandeze e projektimit “Dykstra Naval Architects” janë bashkuar për të realizuar një koncep...
KOSOVË– Dafina Zeqiri e ka shprehur hapur dashurinë për Dj Geek, duke postuar statuse në rrjetet sociale, ku shfaq se është e dashuruar kokë e këmbë ...
IZRAEL– Regjisori i njohur i Hollywood-it është bërë baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.Regjisori Quentin Tarantino dhe gruaja e tij izraelite, m...