Art&Argëtim

VIDEO/ “Jetoj jetën tënde bir, më fal! Është një ferr i vërtetë”, babai i Ergi Dinit përlotet në studio, me zërin

24 Shkurt 2020, 18:14 Nga DOSJA
VIDEO/ “Jetoj jetën tënde bir, më fal! Është

TIRANË– Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, është përlotur pasditen e sotme. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Dini komentoi eksperimentin e bërë në Korenë e Jugut, ku nëna takon virtualisht vajzën e saj të vdekur, me anë të një makinerie të sapo shpikur. Ndër të tjera, babai i Ergit u shpreh se të rinjtë duhen këshilluar që të mos udhëtojnë me shpejtësi, sepse vetëm vdekja ecën shpejt. I përlotur dhe me zërin që i dridhej, Dashamir Dini tha se ndihet sikur jetën jetën e djalit të tij dhe dëshiron t’i kërkojë falje djalit të tij që nuk ishte i pranishëm atë ditë që t’i falte jetën. Ai tha se kishte nevojë të fliste me të birin, t’i thoshte se sa e donte dhe se e ka marrë malli.

Familjet të punojnë fort…ndonjë këshillë. Edhe pse bezdisen të rinjtë, ose të rriturit sepse të rriturit ndonjëherë sepse të rriturit nuk u lënë gjë mangët të rinjve. T’i kontroolojnë dhe t’i këshillojnë sepse ëhstë shumë më mirë. Nuk arrin kurrkund për pesë minuta më shpejt. Sepse vrapojnë për të arritur më shpejt nga njëri klub në klubin tjetër, me shpejtësi me makina. Kush vrapon, vrapon me arrit vdekjen, sepse vdekja ecën me shpejtësi. E ka thënë një nënë malazeze, në ceremonin e vdekjes së të birit: Bir, ti vrapove të arrish vdekjen. S’e thotë dot askush më bukur. Jam përpjekur të bëj detyrën time. Nuk isha aty në atë moment për ta ndihmuar përsëri tim bir. S’është faj por ti ndihesh fajtor gjithë jetën. Unë nuk munda t’i jepja jetën tim biri që ai të ishte gjallë. Unë jetoj jetën e tim biri sot, më vijnë dy mijë mendime në koë që s’mbarojnë kurrë. Unë kam nevojë shumë për atë, t’i them më fal dhe të dua, sepse ajo është një revolucion. Është një mundësi që s’ta jep më jeta,”- tha Dini.

Ergi Dini, humbi jetën gjatë një aksidenti me motor në nëntor të 2016. E motra e tij, Barbana ka sjellë në jetë një këngë që Ergi e kishte lënë në gjysëm dhe është shprehur se dëshirën për të vazhduar muzikën e ka vetëm prej vëllait të saj të ndjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz barbana dini dashamir dini ergi dini perlotet babai i ergi dinit barbana dini dashamir dini ergi dini perlotet babai i ergi dinit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shkurt 2020, 14:06

Anton Delhysa. Dekorohet! Pushkatohet!

TIRANË- Është pështjelluese sesi dy njerëz u shfaqën në jetën 47-vjeçare të Antonit në çaste të ndryshme, në mënyrën më kontradiktore të...

Art&Argëtim 24 Shkurt 2020, 11:47

Studioja turke “Red Yacht Design” dhe zyra holandeze e projektimit “Dykstra Naval Architects” janë bashkuar për të realizuar  një koncep...