Sport

Fabregas: "Grosso dha një masterklas sot... Nuk ishim as në 10% të forcës sonë"...

Fjalët e trajnerit të Comos pas humbjes kundër Sassuolos

18 Prill 2026, 08:30 Nga DOSJA

Fabregas: "Grosso dha një masterklas sot... Nuk ishim as në 10%

ITALI - Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, foli për DAZN pas humbjes 2-1 ndaj Sassuolos: "Kur humb, gjithmonë kërkon justifikime. U kërkojmë ndjesë tifozëve dhe urime Sassuolos, sot trajneri i tyre dha një masterklas.

Nuk ishim të kthjellët, topi ishte shumë i ngadaltë dhe Laurienté kishte vështirësi për ta kontrolluar. Po presim me padurim ndeshjen tjetër. Kjo nuk ishte një Sassuolo normale, që mbrohet gjatë gjithë ndeshjes dhe pastaj të shtyp në kundërsulm siç bëri.

Kishte një dendësi të jashtëzakonshme lojtarësh, u përpoqëm me çdo mënyrë të shkonim përpara, por sot nuk ishte dita. Nuk kishim cilësinë, goli i dytë ishte gjëja më zhgënjyese. Ne nuk jemi ky ekip, duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë të përgatitemi më mirë nëse duam të arrijmë nivele të caktuara.

Një hap prapa nga ndeshja me Interin? Çdo ndeshje është e ndryshme. Ne përpiqemi të jemi sa më të plotë të jetë e mundur, sot nuk ishim as në 10% . Bëmë keq, urime Sassuolos dhe po mendojmë për ndeshjen tjetër për t'u përgatitur." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll