Mesfushori legjendar ve bast për Ancelottin: “Brazili do ta fitojë Botërorin falë tij”
BRAZIL - “Brazili do të fitojë Botërorin, ka sulmues shumë të fortë dhe në stol është Carlo Ancelotti. M&eu...
Trajneri i Arsenalit shpreson të ketë disa lojtarë në dispozicion për sfidën vendimtare të së dielës në Etihad.

ANGLI - Kjo e diel është dita. Arsenali i Mikel Artetas, liderët e Premier Ligës, do të vizitojnë Manchester Cityn e Pep Guardiolës, i cili është gjashtë pikë prapa me një ndeshje më pak të zhvilluar. Guardiola deklaroi këtë të premte, se nëse “Topçinjtë” fitojnë garën për titull, “gjithçka do të ketë mbaruar”.
Pasi sapo është kualifikuar për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve (të cilat do t’i luajnë kundër Atlético Madrid), Arteta është i përqendruar në lojën e tij.
Në një konferencë për shtyp këtë të premte, trajneri bask shpjegoi se anësori i tij Noni Madueke ka reaguar mire, pasi u detyrua të largohej nga fusha të mërkurën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbonës (0-0, londinezët kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë) dhe mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës kundër Manchester City. “Shpresoj se do të jetë”, tha Arteta.
Pavarësisht humbjes 1-2 në Emirates kundër Bournemouth të Andoni Iraola të shtunën e kaluar, Arteta deklaroi se skuadra e tij mbetet e sigurt. Ndër ata që nuk janë të disponueshëm janë Bukayo Saka dhe Mikel Merino.
Saka nuk ka luajtur që nga finalja e Kupës së Ligës më 22 kundër Cityt (ekipi i Guardiolës fitoi 0-2), ndërsa Merino ka qenë jashtë që nga operacioni në këmbë në shkurt.
Arteta deklaroi se Arsenali do ta vlerësojë gjendjen fizike të Martin Odegaard, Jurriën Timber dhe Riccardo Calafiori për të parë nëse mund të luajnë në Etihad.
"Do të përpiqemi t'i përgatisim të gjithë. Nëse nuk janë, do të ketë një zgjidhje, çfarëdo që të ndodhë. Jemi mësuar shumë me këtë këtë sezon", tha trajneri i Arsenalit.
Arteta gjithashtu sugjeroi që 16-vjeçari Max Dowman, i cili u bë golashënuesi më i ri i Premier Ligës në mars, mund të luante. "Ai do të jetë gati, jam i sigurt. Nëse e vendosni në çdo situatë, e dini se çfarë do të sjellë ky djalosh", tha ai.
Arsenali po kërkon titullin e parë të Premier Ligës që nga sezoni 2003-04. “Topçinjtë” e dinë se çfarë është në lojë këtë të diel. “Pa dyshim, është ndeshja më e rëndësishme, njësoj si ajo që vjen më pas. Ne kemi fituar të drejtën për të qenë në këtë pozicion, për të garuar”, tha Arteta.
“Nuk do të humbasim asnjë sekondë duke menduar për këtë (duke luajtur për barazim). Ne përgatitemi për çdo ndeshje për të fituar dhe kjo është arsyeja pse jemi aty ku jemi.”
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - “Brazili do të fitojë Botërorin, ka sulmues shumë të fortë dhe në stol është Carlo Ancelotti. M&eu...
BELGJIKE - Pierre Kompany festoi fitoren e Bayern Munich ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampion&e...
ANGLI - Tifozët e Sheffield United kanë ndjekur një histori të veçantë dashurie prej rreth një viti, me futbollistin...
ARABIA SAUDITE - Thonë se molla bie shumë poshtë pemës dhe në rastin e Cristiano Ronaldos dhe djalit të tij, kjo fraz&...
ANGLI - Guardiola mbajti një konferencë për shtyp këtë të premte për të parashikuar ndeshjen kundër Arsenalit (t&...
ITALI - Duke përjetuar rolin e tij të parë si trajner kryesor pas disa vitesh si asistent në Angli, ish-lojtari Ashley Cole u ankua pë...
Leopoldo Luque, në qendër, akuzohet për vdekjen e Maradonës ARGJENTINE - Mjeku personal i Diego Maradonës u deklar...
TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku iu përgjigj të gjit...
Russell dhe Antonelli, në GP të Kinës AUSTRI - Nuk ka dyshim se Mercedes është favoriti dërrmues për t&e...
FRANCE - Franck Haise, i cili ka drejtuar Stade Rennais për dy muaj, zbuloi se e kishte patur një ofertë serioze që të bëhe...