Babai i Vincent Kompany u shfaq me një shall të Bayern Munichut në Parlamentin belg…
BELGJIKE - Pierre Kompany festoi fitoren e Bayern Munich ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampion&e...
Paulo Roberto Falcao pranoi se edhe Gjermania, Argjentina dhe Portugalia kanë shanset e tyre, por kundërshtarët më të rrezikshëm të Brazilit sipas tij, janë Franca dhe Spanja.

BRAZIL - “Brazili do të fitojë Botërorin, ka sulmues shumë të fortë dhe në stol është Carlo Ancelotti. Më pas shoh Francën dhe Spanjën.
Sigurisht topi është i rrumbullakët dhe do të vendosin episodet, por për mendimin tim në fund do të fitojë skuadra e Carlos,”- ky është parashikimi i bërë nga mesfushori legjendar i Seleçaos, Falcao, dy muaj përpara fillimit të Botërorit të kësaj vere.
I intervistuar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, Paulo Roberto Falcao pranoi se edhe Gjermania, Argjentina dhe Portugalia kanë shanset e tyre, por kundërshtarët më të rrezikshëm të Brazilit sipas tij janë Franca dhe Spanja.
“I vetmi avantazh që kanë në krahasim me Brazilin është se ato janë skuadra të formuara tashmë, gati, por në fund do të fitojmë ne, - tha Falcao, i cili më pas foli edhe për temën që ka ndarë vendin amerikano-latin, mungesën e Neymar në radhët e Seleçaos, çështje për të cilën ndërhyri edhe vetë presidenti Lula.
“Tani po shoh që Neymar po kërkon të luajë, por janë dy vjet që nuk po e bën këtë, - tha Falcao, - gjithnjë më ka pëlqyer, është një futbollist ndryshe. Por kjo nuk mjafton të thuash se do të luajë si në të kaluarën, për të mbështetur idenë që duhet të luajë në një botëror.
Mendoj se Ancelotti bëri atë që do të kisha bërë edhe unë; e ka thënë qartë se Neymar duhet të tregojë se është mirë. Nuk varet nga Carlo, por nga ai vetë, nga Neymar”.
B.T (Dosja.al)
BELGJIKE - Pierre Kompany festoi fitoren e Bayern Munich ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampion&e...
ANGLI - Tifozët e Sheffield United kanë ndjekur një histori të veçantë dashurie prej rreth një viti, me futbollistin...
ARABIA SAUDITE - Thonë se molla bie shumë poshtë pemës dhe në rastin e Cristiano Ronaldos dhe djalit të tij, kjo fraz&...
ANGLI - Guardiola mbajti një konferencë për shtyp këtë të premte për të parashikuar ndeshjen kundër Arsenalit (t&...
ITALI - Duke përjetuar rolin e tij të parë si trajner kryesor pas disa vitesh si asistent në Angli, ish-lojtari Ashley Cole u ankua pë...
Leopoldo Luque, në qendër, akuzohet për vdekjen e Maradonës ARGJENTINE - Mjeku personal i Diego Maradonës u deklar...
TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, ku iu përgjigj të gjit...
Russell dhe Antonelli, në GP të Kinës AUSTRI - Nuk ka dyshim se Mercedes është favoriti dërrmues për t&e...
FRANCE - Franck Haise, i cili ka drejtuar Stade Rennais për dy muaj, zbuloi se e kishte patur një ofertë serioze që të bëhe...
GJERMANI - Sigurisht, është një mendim që ka rëndësi. Oliver Kahn është një legjendë e Bayern Munich, portie...