Sport

Superiorja/ Partizani dorëzohet në “Elbasan Arena”, verdheblutë bëjnë “tris”me 10 lojtarë

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese. Partizani zbret në vendin e pestë me 44 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt.

13 Prill 2026, 22:07 Nga DOSJA

Superiorja/ Partizani dorëzohet në “Elbasan Arena”,

ELBASAN - Verdheblutë e Elbasanit triumfuan 3-0 ndaj Partizanit, në duelin e javës së 31-të në Superiore. Ndonëse luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 21-të, skuadra e Gvozdenovicit ia doli të marrin 3 pikë të arta në luftën për titull.

Ndeshja nisi e bukur dhe me raste nga të dyja ekipet. Emiljano Musta u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të, pasi ndali Sidibe, si lojtari i fundit.

Në superioritet numerik, Partizani krijoi disa raste të mira për shënim, por nuk i konkretizoi si duhej. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta foli e gjitha për vendasit.

Ze Gomes zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 56-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium. Fillimisht gjuajtja e sulmuesit u ndal nga Qirko, por penalltia u përsërit, pasi portieri i kuq kishte kaluar vijën. Në tentativën e dytë, Ze Gomes u tregua i saktë.

Partizani provoi të reagojë, por ishte edhe i pafat, me Doumbia që u ndal nga tranversa në minutën e 87-të.

Vetëm dy minuta më vonë, pas një kundërsulmi, Tsague shënoi të dytin, duke vulosur fitoren. Spektakli i vendasve nuk përfundoi këtu, pasi në minutën e katërt shtesë, Kasa shënoi edhe 3-0 për verdheblutë.

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese. Partizani zbret në vendin e pestë me 44 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll