Sport

Superiorja/ Bylisi i zhgënjyer, Dinamos i mjafton një pikë për t’u futur të “Final Four”...

Gola dhe kartonë të kuq, Bylis dhe Dinamo e mbyllin ndeshjen me nga 10 lojtarë…

13 Prill 2026, 21:53 Nga DOSJA

Superiorja/ Bylisi i zhgënjyer, Dinamos i mjafton një pikë

BALLSH - Nuk prodhoi fitues dueli në “Adush Muça” mes Bylisit dhe Dinamos, i vlefshëm për javën e 31-të në Superiore. Ndeshja e shumëpritur u mbyll në barazim 1-1.

Ballshiotët e nisën ndeshjen shumë mirë në shtëpi, duke gjetur avantazhin që në minutën e 10-të. Ishte Camara ai që zhbllokoi takimin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi keq për Bylisin. Në minutën e 54-t, Përndreca u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.

Dinamo nuk përfitoi nga kjo dhe në minutën e 68-të, në fushë u barazuan forcat, pasi Guadiaby i la miqtë me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq.

Por historia nuk kishte përfunduar. Teixeira barazoi shifrat 1-1 në minutën e 82-të, pas një asisti të marrë nga Malomo. Dinamo provoi të përmbyste rezultatin, por pa sukses.

Me këtë barazim, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Bylis mbetet i parafundit me 31 pikë, po aq sa Vora dhe Tirana që qëndrojnë më sipër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll